Lidhje

Siria, dakord me planin e Lidhjes Arabe


Siria, dakord me planin e Lidhjes Arabe
Siria, dakord me planin e Lidhjes Arabe

Siria ka rënë dakord me një plan të Lidhjes Arabe për të lejuar hyrjen e vëzhguesve për te verifikuar nëse qeveria po respekton marrëveshjen për ndaljen e sulmeve kundër protestuesve anti-qeveritarë. Zëvendës ministri i jashtëm sirian Faisal Mekdad, e nënshkroi marrëveshjen sot në kryeqytetin egjiptian Kajro, pas nëntë muajsh dhune, që sipas të dhënave të OKB-së ka shkaktuar vrasjen e të paktën 5 mijë personave.

Lidhja Arabe e ka pezulluar Sirinë nga organizata dhe muajin e kaluar vendosi sanksione diplomatike dhe ekonomike ndaj Damaskut. Siria ka kërkuar ndryshimin e planit të paqes, duke thënë se dërgimi i një misioni vëzhguesish do të shkelte sovranitetin e saj. Aleati më i afërt i Sirisë, Irani, tha sot se e mbështet vendimin e presidentit sirian Bashar al Asad për vënien në jetë të planit të Lidhjes Arabe.

Po sot, Kina tha se do të mbështeste miratimin e një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dënimin e dhunës në Siri.

Propozimi i paraqitur nga Rusia javën e kaluar dënon dhunën nga të gjitha palët, por nuk kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj Sirisë.

XS
SM
MD
LG