Lidhje

Parlamenti slloven ratifikon marrëveshjen e kufirit me Kroacinë


Parlamenti slloven ratifikon marrëveshjen e kufirit me Kroacinë
Parlamenti slloven ratifikon marrëveshjen e kufirit me Kroacinë

Parlamenti i Sllovenisë ka ratifikuar një marrëveshje me Kroacinë për zgjidhjen e përplasjeve 10-vjeçare mbi kufirin mes të dy vendeve përmes një ndërmjetësimi ndërkombëtar.

Qeveria sllovene e qendrës së majtë e arriti sot miratimin e marrëveshjes për kufirin, pasi ligjvënësit e opozitës e bojkotuan votimin. Tani mbetet që votuesit sllovenë ta miratojnë marrëveshjen përmes një referendumi që pritet të mbahet në qershor. Nuk është bërë e njohur data e ndërmjetësimit ndërkombëtar.

Marrëveshja synon të qetësojë debatin lidhur me territorin e Gjirit të Piranit, në veriun e Detit Adriatik, i cili filloi kur të dy vendet fituan pavarësinë gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitin 1991. Sllovenia, e cila ndodhet mes Kroacisë dhe Italisë, kërkon dalje të drejtpëdrejtë në ujërat ndërkombëtare, një kërkesë që e detyron Kroacinë të heqë dorë nga një terriror detar, për të cilin thonë se i takon këtij vendi. Sllovenia, anëtare e BE-së që nga viti 2004, ka bllokuar bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë në këtë bllok, deri në arritjen e një marrëveshjeje.

XS
SM
MD
LG