Lidhje

Përfundon ndërtimi i pistës për lëshimin e anijeve hapsinore turistike


Përfundon ndërtimi i pistës për lëshimin e anijeve hapsinore turistike
Përfundon ndërtimi i pistës për lëshimin e anijeve hapsinore turistike

Ëndrra e turizmit në hapësirë bëri një hap më pranë realitetit dje, me përfundimin e pistës për aerodromin e parë komercial në botë për anije hapsinore.

Pista 3-kilometërshe në zonën shkretinore të shtetit New Mexico është objekti i parë në botë i projektuar për udhëtime të anijeve turistike në hapësirë.

Presidenti i kompanisë Virgin Atlantic, Richard Branson dhe guvernatori i shtetit New Mexico Bill Richardson ishin të pranishëm në momentin kur u deklarua përfundimi i pistës.

Zoti Branson, pronar i kompanisë Virgin Galactic tha se udhëtimet në hapësirë mund të fillojnë brenda vitit 2011. Zyrtarët e kompanisë kanë thënë se mbi 340 individë kanë paraqitur interesim dhe kanë paguar mbi 50 milionë dollarë për të rezervuar vendin në udhëtimet hapsinore.

XS
SM
MD
LG