Lidhje

SHBA: mbi 2 milionë biznese e banesa pa energji pas stuhisë së borës


SHBA: mbi 2 milionë biznese e banesa pa energji pas stuhisë së borës
SHBA: mbi 2 milionë biznese e banesa pa energji pas stuhisë së borës

Në rajonin verilindor të Shteteve të Bashkuara gjatë fundjavës pati stuhi bore të jashtëzakonshme për tetorin. Sot, pas stuhisë, e cila shkaktoi 5 të vdekur, mbi 2 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa drita.

Dje ra borë që arriti trashësinë e 76 centimetrave në disa zona, duke shkaktuar rënien e degëve të pemëve ende me gjethet shumëngjyrëshe të vjeshtës dhe duke këputur telat e elektrikut. Stuhia shënoi rekorde për sasinë e borës së rënë në muajin tetor. Për mungesën e energjisë elektrike kanë njoftuar banorët e Konektikatit, Masachusetsit, Nju Hampshërit, Nju Jerseyt dhe Pensilvanisë.

Në disa zona autoritetet lokale i paralajmëruan banorët t’i shtyjnë festimet e Hallowinit, për shkak të ngricave dhe pemëve të rrëzuara nëpër rrugë që do t’i rrezkonin fëmijët gjatë ritit tradicional të mbledhjes së karameleve nëpër lagje.

XS
SM
MD
LG