Lidhje

Presidenti tajlandez Abhisit hedh poshtë ofertën e protestuesve


Kryeministri tajlandez Abhisit Vejajiva hodhi poshtë një ofertë të protestuesve anti-qeveritarë për t’i dhënë fund bllokimit të Bankokut qendror, nëse ai shpërndan parlamentin brenda 30 ditësh.

Zoti Abhisit tha në një deklaratë të transmetuar sot nga televizioni se nuk do të negociojë me të ashtu-quajturat Këmisha të Kuqe, pasi këta protestues bazohen në akte dhune dhe kërcënimesh. Protestuesit i zbutën dje kërkesat e tyre të mëparshme për shpërndarjen e menjëhershme të parlamentit, pasuar nga zgjedhje të reja. Por pas kundërshtimit të zotit Abhisit, ata thanë se demonstratat do të vazhdojnë.

Pjesa më e madhe e tyre janë përkrahës të ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 2006. Ata kërkojnë zgjedhje të reja për të zëvendësuar zotin Abhisit, të cilin e akuzojnë se ka ardhur në pushtet në mënyrë të paligjshme.

Protestat disa javore kanë paralizuar zonën kryesore turistike dhe tregtare të Bankokut, duke shkaktuar humbje të ardhurash prej disa miliona dollarësh. Banorë dhe biznesmenë, të irrituar nga kaosi dhe dhuna, kanë bashkuar forcat për të dëbuar nga zona protestuesit me këmisha të kuqe.

XS
SM
MD
LG