Lidhje

Qyteti i Lashtë i Leukapsisit, së shpejti i hapur për vizitorët


Në Egjipt, rreth 25 vjet pas zbulimit autoritetet po përgatiten të hapin për t’u vizituar nga publiku qytetin e lashtë Leukalipsis, apo siç njihej me emrin Antiphrae në kohët e lashta. Kjo qendër arkelologjike është një rast i rrallë për te vizituar një qytet të epokës klasike në një vend që njihet më tepër për piramidat dhe tempujt e Faraonëve. Sot qyteti mesdhetar ka shtëpi luksoze dhe plazhe të bukura me rërë të bardhë, por 2 mijë vjet më parë, ai ishte një port i periudhës greko-romake, me vilat e tregtarëve të pasuruar nga tregtia e grurit dhe ullinjve.

Qyteti u shkatërrua nga një tërmet masiv në vitin 365 të erës sonë, i cili shkatërroi edhe qytetin e Aleksandrisë, pastaj ai u fundos nga cunamet. Leukalipsis u zbulua fillimisht në vitin 1986 dhe më pas gërmimet u zgjeruan në vitet 1990. Por interesi i qeverisë egjiptiane për këtë qendër arkeologjike u shtua vitet fundit. Në vitin 2005, atje filloi një projekt i Agjencisë Amerikane të Ndihmës dhe Zhvillimit, USAID, me synimin për ta shndërruar marinën e vjetër në një muze të hapur për turistët. Rindërtimi i qendrës arkeologjike është pjesë e një plani për të sjellë turistët, kryesisht evropianë gjatë të gjithë vitit, në verë në Egjipt dhe në dimër në plazhet e Tunizisë fqinjë.

Qyteti antik i Leukapsisit do të hapet për vizitorët në mesin e shtatorit, ndërkohë që ka plane të tjera kërkimesh në këtë zonë të pasur arkeologjike, ku mendohet të gjendet e dhe varri i të dashurve klasikë, Antonit dhe Kleopatrës.

XS
SM
MD
LG