Lidhje

Turqi: 32 të arrestuar në një fushatë kundër një organizate kurde


Turqi: 32 të arrestuar në një fushatë kundër një organizate kurde
Turqi: 32 të arrestuar në një fushatë kundër një organizate kurde

Policia turke ka arrestuar të paktën 32 vetë në një përpjekje mbarëkombëtare kundër përkrahësve të dyshuar të një grupi rebel kurd që lufton për autonomi në jug-lindje të vendit ku jetojnë shumica e popullsisë kurde në Turqi.

Ky operacion është pjesë e hetimeve rreth lidhjeve të mundshme midis aktivistëve kurdë dhe ekstremistëve seperatistë. Objektiv i këtij operacioni ishte Partia Pro-kurde për paqe dhe demokraci me bastisje të njëkohshme sot në shtëpitë dhe zyrat e anëtarëve të kësaj partie, përfshirë zyrën në Ankara të deputetes kurde, Leyla Zana.

Zonja Zana ishte dënuar më 1994 për shkak të lidhjeve të saj me Partinë Puntore të Kurdistanit. Dhe ka vuajtur 10 vjet në burg. Kohët e fundit ajo shkaktoi polemika kur tha se armët janë “sigurimi më i mirë i kurdëve”. Një pohim i tillë është në kurdërshtim me thirrjet e Turqisë që organizatat kryengritëse kurde të dorëzojnë armët.

Që nga vitit 2009, qinda veta, përfshirë deputetë, krybashkiakë dhe gazetarë janë arrestuar si të dyshuar për lidhje me Unionin e komuniteteve të Kurdistanit, që autoritetet turke besojnë se është krahu politikë i Partisë Puntore së Kurdistanit.

Partia Punëtore e Kurdistanit ka zhvilluar një luftë për autonomi në pjesën jug-lindore të Turqisë që nga vitit 1984. Nga kjo luftë kanë gjetur vdekjen më tepër se 40 mijë veta.

Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë Partinë Puntore të Kurdistanit si organziatë terroriste.

XS
SM
MD
LG