Lidhje

Turqia dëbon ambasadorin izraelit, anulon marrëveshjet ushtarake


Turqia dëbon ambasadorin izraelit, anulon marrëveshjet ushtarake
Turqia dëbon ambasadorin izraelit, anulon marrëveshjet ushtarake

Turqia dëboi ambasadorin e Izraelit në Ankara dhe pezulloi të gjitha marrëveshjet ushtarake, pas zbulimit të hollësive të një raporti të OKB-së lidhur me bastisjen që Izraeli bëri vitin e kaluar në një anije turke të ishte drejtuar për në Gazë e që përfundoi në vdekje personash.

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutollu tha sot se qeveria e tij po e ul praninë diplomatike në Izrael në nivelin e sekretarit të dytë. Vendimi vjen një ditë pasi gazeta New York Times nxori në internet raportin e shumëpritur të OKB-së.

Sipas versionit të publikuar në internet, një komision i OKB-së ka arritur në përfundimin se bllokada detare izraelite ndaj Rripit të Gazës është e ligjshme, por qeveria izraelite përdori forcë "të tepruar dhe të paarsyeshme" në pengimin e anijes turke që u përpoq të thyejë bllokadën.

Raporti e kritikon si "të papranueshme" humbjen e jetëve si rezultat i sulmit izraelit. Aty thuhet se Izraeli nuk ka dhënë një "shpjegim të mjaftueshëm" për vrasjen e nëntë turqve, shumica e të cilëve, sipas raportit, ishin "qëlluar disa herë, madje edhe në shpinë, ose nga një distancë e afërt."

Megjithatë, komisioni thotë se komandot izraelite që hipën në anijen turke e përdorën forcën për t’u mbrojtur nga rezistenca e dhunshme e disa prej pasagjerëve.

Presidenti turk Abdullah Gyl e deklaroi "të pavlefshëm" raportin e OKB-së.

XS
SM
MD
LG