Lidhje

Turqia, thirrje për rifillimin e bisedimeve bërthamore me Iranin


Turqia, thirrje për rifillimin e bisedimeve bërthamore me Iranin
Turqia, thirrje për rifillimin e bisedimeve bërthamore me Iranin

Turqia ka bërë thirrje për rifillim të bisedimeve mes Iranit dhe 6 fuqive të mëdha për programin e debatushëm bërthamor të Teheranit. Ankaraja thotë se kjo mund të ndihmojë për zbutjen e tensioneve rajonale që janë ashpërsuar këtë muaj.

Bisedimet me Iranin – ku përfshihen edhe 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigirisë plus Gjermaninë- ngecën vitin e kaluar.

Ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu tha sot se të gjitha palët kanë shprehur dëshirën e mirë për rifillimin e bisedimeve të paqes. Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij iranian që ndodhet për një vizitë në Turqi, Davutoglu tha se Turqia është gati që të organizojë mbajtjen e bisedimeve.

Ministri i jashtëm iranian Ali Akbar Salehi u bëri thirje 6 vendeve pjesmarrëse që të rinisin bisedimet pa “justifikime”.

XS
SM
MD
LG