Lidhje

Ukrainë: Gjykata e Apelit mban në fuqi vendimin ndaj Timoshenkos


Ukrainë: Gjykata e Apelit mban në fuqi vendimin ndaj Timoshenkos
Ukrainë: Gjykata e Apelit mban në fuqi vendimin ndaj Timoshenkos

Gjykata e apelit në Ukrainë ka mbështetur dënimin me shtatë vjet burg për ish kryeministren Julia Timoshenko.

Zonja Timoshenko u dënua për abuzimin e autoritetit të saj në një marrëveshje gazi me Rusinë në vitin 2009 që kundërshtarët e saj thonë se ishte favorizuese për Moskën. Ajo përballet me një numër akuzash të tjera.

Ish kryeministrja dhe udhëheqësja e opozitës ka mohuar akuzat dhe bojkotoi seancën e apelit duke thënë se nuk donte të bëhej pjesë e një procesi të turpshëm.

Zonja Timoshenko dhe avokatët e saj dje paraqitën çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut që ka premtuar t’i japë prioritet.

Të mërkurën presidenti ukrainas Viktor Janukoviç tha se ai nuk e kundërshton lirimin e saj por se nuk mund të ndërhyjë në procesin ligjor.

XS
SM
MD
LG