Lidhje

Takim Rusi-Ukrainë, diskutohet një gamë e gjerë çështjesh


Takim Rusi-Ukrainë, diskutohet një gamë e gjerë çështjesh
Takim Rusi-Ukrainë, diskutohet një gamë e gjerë çështjesh

Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin dhe Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç zhvilluan bisedime mbi një gamë të gjerë çështjesh sot në Ukrainë.

Takimi u zhvillua në shtëpinë e pushimit të zotit Janukoviç në gadishullin e Krimesë. Njoftimet e medias ruse bëjnë të ditur se bisedimet janë përqendruar në çështje tregtare.

Para takimit, zoti Putin morën pjesë në një tubim me motoçikleta pranë qytetit Sevastopol në brigjet e Detit të Zi në gadishullin e Krimesë. Zoti Putin erdhi në tubim me një motoçikletë Harley Davidson, ku më pas e mori fjalën para motoçiklistëve pjesëmarrës.

Vizita e zotit Putin në Krime përkon me Ditën e Marinës ruse, e cila festohet nesër. Sevastopoli është porti ku ankorohen si forcat e marinës ukrainase ashtu edhe flota ruse e Detit të Zi.

XS
SM
MD
LG