Zyrtarë amerikanë të sigurisë thanë se një udhëtar është ndaluar pas shqetësimeve të krijuara në bordin e një avioni të kompanisë United Airlines që fluturonte nga Uashingtoni për në Denver.
Administrata amerikane e Sigurisë së Transportit tha se po e heton incidentin dhe se personi në fjalë po merret në pyetje nga zyrtarët e antikrimit në Denver.
Rrjeti televiziv ABC njoftoi më parë se udhëtari ishte përpjekur t’i vinte zjarrin këpucëve por ishte vënë poshtë nga personeli i sigurisë në avion.
Rrjetet NBC dhe CNN njoftuan se personi ishte diplomat nga Katari.