Lidhje

Probleme madhore në disa nga zonat e goditura nga uragani


Probleme madhore në disa nga zonat e goditura nga uragani
Probleme madhore në disa nga zonat e goditura nga uragani

Miliona njerëz në bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara kanë mbetur pa rrymë elektrike, ndërkohë që përmbytjet kanë përfshirë zonat e banimit, pasi Uragani Iren u dobësua dhe iu drejtua Kanadasë. Autoritetet njoftojnë për vdekjen e 29 vetave në 9 shtete lindore, ndërkohë që dëmet kapin shumën e miliarda dollarëve. Ndërkohë, Presidenti Barak Obama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shumicën e shteteve të goditur nga uragani Ajrinë, përfshirë Karolinën e Veriut, Virxhinian dhe Nju Jorkun, duke vënë në dispozicion të këtyre shteteve burime federale në mbështetje të përpjekjeve të vetë këtyre shteteve.

"Shumë amerikanë janë ende në rrezik serioz nga humbja e energjisë dhe përmbytjet, të cilat mund të përkeqësohen, ndërsa lumenjtë vërshojnë matanë shtrerëve të tyre. Prandaj dua që njerëzit ta kuptojnë se pasojat e uraganit nuk kanë marrë fund. Operacionet e rimëkëmbjes do të vazhdojnë dhe unë u bëj thirrje amerikanëve në zonat e prekura që të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve lokalë e shtetrorë".

Uragani Ajrinë e ka humbur intensitetin, ndërsa stuhija arriti sot Kanadanë, ku deri në 20 centimetra rreshje mund të bien në provincat Nova Scotia dhe New Brunswick.

Për 3 ditë me rradhë, Ajrinë goditi bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara me errëra shumë të fuqishme dhe rreshje të rrëmbyera. Megjithëse asnjë komunitet nuk u përmbyt tërësisht, shkatërrimet janë të shumta; mijëra kilometra katrorë të përmbytur, pemë të rrëzuara, shtëpi të dëmtuara e pa rrymë elektrike si dhe rrugë të pakalueshme.

Përmbytje të mëdha vazhdojnë në pjesën më të madhe të zonës verilindore të Shteteve të Bashkuara.

Në këtë zonë, stuhia shkaktoi të paktën 21 të vdekur dhe paralizoi trafikun ajror e atë automobilistik. Qendra Kombëtare e Uraganëve njoftoi se sasia më e madhe e rreshjeve ra në New Bern të Karolinës së Veriut, gati 40 centimetra.

Një numër i madh udhëtarësh janë bllokuar në hotele dhe aeroporte, ndërsa mijëra fluturime u anulluan. Uragani Ajrinë bëri që sistemi i metrosë së Nju Jorkut të mbyllej për herë të parë për shkak të një katastrofe natyrore.

Por sot, aeroportet kryesore, që shërbejnë në Nju Jork u rihapën, po ashtu edhe sistemi i metrosë në këtë qytet ishte në funksionim për shumë banorë, që duhej të ktheheshin në punë.

XS
SM
MD
LG