Lidhje

SHBA shënojnë zyrtarisht fundin e operacioneve ushtarake në Irak


SHBA shënojnë zyrtarisht fundin e operacioneve ushtarake në Irak
SHBA shënojnë zyrtarisht fundin e operacioneve ushtarake në Irak

Shtetet e Bashkuara shënuan zyrtarisht fundin e operacioneve luftarake në Irak dhe filluan një operacion tranzicioni. Personeli i ushtrisë amerikane, personalitete dhe udhëheqës irakianë vështruan ceremoninë e ndryshimit të komandës drejtuar nga nënpresidenti Joe Biden dhe sekretari i Mbrojtjes Robert sot në Bagdat.

Në pallatin e ish diktatorit irakian Sadam Husein, gjenerali Lloyd Austin zëvendësoi zyrtarisht gjeneralin Raymond Odierno si komandant i lartë në Irak. Gjenerali Austin do të drejtojë gati 50 mijë trupat amerikane që do të qëndrojnë në Irak për të këshilluar dhe ndihmuar forcat irakiane të sigurisë ndërsa ata marrin përgjegjësi të plotë për mbrojtjen e vendit të tyre.

Zoti Biden u tha të pranishmëve se të dy vendet janë të lidhura së bashku nga vitet që kanë ndarë në beteja dhe sakrifica të shumta.

XS
SM
MD
LG