Lidhje

SHBA: Zhvillimet teknologjike në dizelin e gjelbër


SHBA: Zhvillimet teknologjike në dizelin e gjelbër
SHBA: Zhvillimet teknologjike në dizelin e gjelbër

Në tetor, Departamentet e Transportit dhe Energjisë shpallën planet për të shtuar efikasitetin e karburantit për makinat e të ardhmes që do të prodhohen dhe shiten në Shtetet e Bashkurara. Sipas rregullave të vendosura rishtazi, në vitin 2016, makinat në qarkullim duhet të djegin një litër karburant për 15 kilometra. Rregulla më të rrepta do të zbatohen për makinat e prodhuara në vitin 2017 e më tej. Për këtë, prodhuesit e automjeteve po përdorin teknologjinë heibride të elektrikut dhe karburantit për të plotësuar kushtet e rregullores së re.

Kur njerëzit mendojnë për dizelin kanë parasysh motorrë të zhurmshëm dhe skapamento që nxjerrin tym, por ky realitet është lënë mbrapa në Shtetet e Bashkuara në vitet 80-të.

Don Hillbrand është drejtor i degës së kërkimeve të Transportit në Laboratorin Kombëtar Argone të Departamentit të Energjisë në Çikago. Ai udhëheq një grup inxhinierësh që merren me avancimin e teknologjisë dizel.

"Ka patur disa modele të këqia makinash amerikane në vitet 70-të dhe 80-të që i dhanë dizelit një emër po ashtu të keq. Por fakti është se kjo është një histori e vjetër. Dizeli ka ndryshuar shumë dhe tani automjetet nuk janë si ato të atyre viteve”.

Në fakt, gjatë tri vjetëve të fundit, fituesi i titullit Makina e Gjelbër e vitit e Revistës me të njejtin emër ka motorr dizel. Makina fituese e këtij viti është Audi A3 TDI, që bën 18 kilometra për një litër benzinë, një prej makinave më efiçiente në rrugë sot.

Tomas Uollner është inxhinier kërkimesh në Argone dhe ka studjuar motorrët dizel, kryesisht nga Evropa për të nxitur zhvillimin në Shtetet e Bashkuara. Uallner thotë se sfida në shtimin e shitjeve në Shtetet e Bashkura qendron në kapërcimin e stigmës që shoqërohet me dizelin. Ai thotë se mungesa e infrastrukturës së nevojshme është një problem më vete.

"Një nga çështjet që kemi përballë tani është shtimi i numrit të makinave dizel në Shtetet e Bashkura. Ne e kemi të qartë se jo të gjitha stacionet e benzinës janë të paisur për furnizimin e makinave të gjelbra dizel dhe është kjo një nga arsyet që i pengon konsumatorët të blejnë makina dizel”.

Firmat evropiane Audi dhe Volksvagen prodhojnë shumë nga makinat që studjojnë inxhinierët në Argon. Hillbrand thotë se makinat evropiane dominojnë tregun amerikan për momentin, për shkak të mungesës së interesimit të prodhuesve amerikanë për makina të tilla.

Hillbrand thotë se edhe pse dizeli përdor karburant fosil, ai paraqet një teknologji të rëndësishme që i hap rrugën pavarësisë energjetike duke përdorur më pak karburant.


"Dizeli të kursen rretj 30 përqind të karburantit që është një sasi e konsiderueshme për pakësimin e çlirimit të gazit karbonik dhe një shumë e konsiderueshme kursimi”.

Ai shton se shtimi i interesimit në këtë teknologji është edukimi i konsumatorëve që të përdorin makina më miqësore për mjedisin. Prodhuesit amerikanë të makinave po i kushtojnë rëndësi kësaj teknologjie. Fordi ka disa makina të reja dizel gati për shitje në Evropë që mund t’ia paraqesë edhe tregut amerikan.

General Motors thotë se ka në plan të shesë makina dizel për udhëtarët në Shtetet e Bashkaura në vitet e ardhshme.

XS
SM
MD
LG