Lidhje

Dy raporte të reja shqetësuese për gjendjen e ekonomisë amerikane


Dy raporte të reja shqetësuese për gjendjen e ekonomisë amerikane
Dy raporte të reja shqetësuese për gjendjen e ekonomisë amerikane

Dy raporte të reja ekonomike të lëshuara sot tregojnë se tregu i shtëpive dhe sektori i prodhimit industrial në Amerikë kanë probleme.

Sipas të dhënave të Departamentit të Tregëtisë, shitjet e shtëpive të reja ranë me 12 përqind nga qershori në korrik, duke shënuar nivelin më të ulët në histori. Të dhënat e reja zhgënjyese për volumin e shitjeve të shtëpive të reja, pasojnë raportin tjetër po negativ të lëshuar dje, për tregun më të madh, atë të shitjes së shtëpive jo të reja.

Analistët thonë se blerësit e rinj mund të stepen për shkak të papunësisë së lartë dhe të mos kërkojnë kredi për shuma të mëdha, siç kërkon blerja e një shtëpie.

Një raport tjetër i qeverisë, i lëshuar po sot, ve në dukje se sektori i prodhimit industrial u rrit më pak se sa parashikimi. Kjo mund të frenojë investitorët, pasi sektori i manifakturës ka qënë një prej sektorëve të pakët që kishte shënuar vazhdimisht rritje, në një kohë që ekonomia amerikane po përpiqet të rimarrë veten nga kriza.

SHBA

XS
SM
MD
LG