Lidhje

Botërori 2010: Përfundon në barazim ndeshja e shumëpritur Angli - Amerikë


Barazimi 1-1 ishte një rezultat që mund ti ketë lenë lojtarët anglezë të tronditur dhe mosbesues dhe Shtetet e Bashkuara të gezuara me të dy skuadrat që fituan nga një pikë në ndeshjen e të shtunës. Kjo ndodhi si rezultat i ngathtësisë së portierit anglez Robert Green çfarë mund të kishte qënë një pritje e zakonshme, dhe provoi të ishte e kushtueshme.

Anglia pati një fillim endërrues në ndeshjen e të shtunës, duke shenuar gol në minutën e katërt. Kjo erdhi pas një pasimi të gjatë nga anglezët në fushën amerikane. Emile Heskey i pasoi topin Steven Gerrard i cili kaloi mbrojtësit amerikanë dhe shenoi golin nga pranë duke menjanuar portierin Tim Howard.

Loja ishte e ekuilibruar më pas, nderkohë që Anglia ruajti rezultatin 1-0 deri në minutën e 40-të. Në ketë minutë, mesfushori amerikan Clint Dempsey realizoi një goditje të fortë me kembën e majtë që u prit fillimisht nga portieri anglez por topi nuk ngurroi të përfundonte në rrjetë duke shenuar barazimin amerikan.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, u duk qartë se anglezët luajtën më mirë se amerikanët, por amerikani Howard që luan për Anglinë, e shpetoi disa herë barazimin për skuadrën amerikane. Shansi më i mirë i amerikanëve ishte në minutën e 65 kur sulmuesi Jozy Altidore realizoi një goditje trajektore që u prit nga portieri anglez Green dhe goditi shtyllën e majtë të portës.

Dy skuadrat janë ndeshur mes tyre për herë të parë në kampionatin botëror të vitit 1950, ku Shtetet e Bashkuara shënuan golin e vetëm të ndeshjes, duke siguruar një fitore me rezultatin 1-0 ndaj Anglisë, ndeshje e cila konsiderohet si një nga përmbysjet e mëdha në historinë e futbollit.

Anglia, një nga ekipet më të forta në këtë kampionat, po përpiqet që të marrë sërish kupën e Botës, titull që nuk e ka marrë që nga viti 1966. Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, përfaqësoi Shtetet e Bashkuara gjatë zhvillimit të ndeshejes.

Nderkohë, organizatorët në kryeqytetin amerikan e kanë sjellë maninë e Kampionatit Botëror në lagjet e tyre, përmes ndjekjes së ndeshjeve të shtunën në dy ekrane gjigande në një park publik. Michael Lipin, njëri nga organizatorët, tregon rreth procesit që çoi në organizimin në lagjen e Dupontit që e quan “Festivali i Dupontit, Futbolli në Rreth”

Njëra prej gjerave qe bera sapo me lindi ideja dhe komisionerët e lagjes e pëlqyen atë, ishte krijimi i një grupi në Facebook për të nxitur miqtë e mi personal që ti bashkoheshin idesë dhe më pas ideja u përhap tek pjestarët e komunitetit dhe keshtu duhej menduar rreth logjistikës dhe sesi të grumbullonim fondet e duhura.

Gjysma e parave u dhurua nga shoqata braziliane e industrisë së kallam sheqerit, UNICA. Ndihma të tjera erdhën nga organizata që mbështesin futbollin si "Screaming Eagles" dhe "American Outlaws." Një vullnetar nga American Outlaws, Chris Pavlakos, tha se ndihej se përfundimisht futbolli po fitonte rendësi në Shtetet e Bashkuara.

Është një ndryshim i ngadaltë por është i qendrueshëm. Mendoj se po ta kishim provuar kete ide pesë ose dhjetë vite më parë nuk do të kishte funksionuar.

Ai shton se është një rrugë e gjatë që futbolli të përqafohet si sporti më popullor i botës.

Mendoj se ky është i vetmi vend në botë ku një grup vullnetarësh u deshën të punonin për të grumbulluar fonde prej 20 mijë dollarësh për të sjellur Kampionatin Botëror në parkun e Dupontit në kryeqytetin amerikan.

Një 21 vjeçar nga Nigeria që erdhi në Shtetet e Bashkuara për të studiuar, Rotmi Iziduh, u kenaq nga ky organizim, pavaresisht se vendi tij humbi përball Argjentinës.

Kur shikon pasionin, si lojtarët dhe tifozat po shijojnë ndeshjen dhe entuziazmin, edhe nëse nuk i kupton të gjitha rregullat e lojës, ndeshja të rremben.

Kamarierja Amalia Molina nga Bolivia erdhi të ndiqte ndeshjen Shtetet e Bashkuara-Angli dhe flet për apelin universal të spotit.

Futbolli është loja ku askush nuk mund të shikojë ngjyrën e lekurës apo diçka të ngjashme. Njerëzit mund të gezohen kur shenohet një gol.

Ngjarja më e madhe e ditës ishte ndeshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Anglisë e cila u shoqërua me thirrje të shumta, thumbime nga të dy anët e tifozave, kostume të ndryshme dhe entuziazëm.

XS
SM
MD
LG