Lidhje

Anija tajvaneze "Balena" në ndihmë të përpjekjeve të pastrimit në Gjirin e Meksikës


Punonjësit e pastrimit të Gjirit të Meksikës po provojnë në mjet të madh për filtrimin e ujrave të ndotura nga nafta.

Ekipet filluan dje provat me anijen tajvaneze “Balena”, rezultatet e të cilave priten nesër.

Anija me një gjatësi prej 275 metrash thith dhe pastron ujrat nëpërmjet 12 filtrave dhe e shkarkon atë përsëri në ujrat e Gjirit. Ndërtuesit e anijes thonë se ajo mund të pastrojë 80 milionë litra ujë të ndotur nga nafta në ditë, shumë më tepër se sa anijet më të vogla që janë përdorur deri tani.

Të shtunën, anije më të vogla filtrimi rifilluan punën pas ndërprerjes së operacioneve disa ditë më parë, për shkak të kushteve të vështira atmosferike nga uragani Aleks.

XS
SM
MD
LG