Lidhje

Klinton, thirrje republikanëve në Senat të miratojnë traktatin START


Klinton, thirrje republikanëve në Senat të miratojnë traktatin START
Klinton, thirrje republikanëve në Senat të miratojnë traktatin START

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se ratifikimi nga Senati i Traktatit për Pakësimin e Armëve Strategjike me Rusinë duhet t’i kapërcejë vijat partiake. Zonja Klinton i bëri komentet në një intervistë për televizionin amerikan, nga Lisbona, ku ka ndjekur punimet e takimit të NATO-s.

Ajo tha se traktati është një çështje që lidhet me jetën a vdekjen dhe jo me politikën. Zonja Klinton shtoi se pyetjet që kanë ngritur disa senatorë republikanë lidhur me traktatin meritojnë përgjigje.

Dje, gjatë takimit të nivelit të lartë të NATO-s, Bashkimi Evropian dhe Rusia u bënë thirrje Shteteve të Bashkuara ta ratifikojnë traktatin START. Ky traktat ka marrë mbështetje të fortë nga partnerët e NATO-s, ushtarakë të lartë dhe ish-zyrtarë të administratës.

Por disa senatorë republikanë kanë shprehur rezerva lidhur me marrëveshjen që parashikon pakçsim në masën 30 për qind të stoqeve amerikane me armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG