Lidhje

Nafta e nxjerrë nga shtresat ranore në Kanada krijon bum energjetik


Nafta e nxjerrë nga shtresat ranore në Kanada krijon bum energjetik
Nafta e nxjerrë nga shtresat ranore në Kanada krijon bum energjetik

Politikanët amerikanë shpesh flasin për reduktimin e kërkesës për importet e karburantit nga vende jomiqësore. Por, furnizuesi më i madh i karburantit për Shtetet e Bashkuara është vendi miqësor, Kanada. Shumica e 1,4 milionë fuçive të naftës që Kanadaja eksporton çdo ditë në Shtetet e Bashkuara prodhohet në një mënyrë jo konvencionale nga burime të pa pastra, e ashtuquajtura “karburanti i rërës,” që nganjhëherë e quajnë “rërë zifti” për shkak të natyrës viskoze të këtij produkti.

Operacionet e nxjerrjes së naftës të kompanisë Suncor Energy janë sa mbresëlënëse aq edhe shqetësuese. Aktivistët e mjedisit i kanë krahasuar këto puse me ferrin dhe kanë bërë thirrje për ndalimin e këtyre operacioneve.

Por në këto shtresa ranore ka rezerava të kaburantit prej më shumë se 170 miliardë fuçish, që e bëjnë këtë vend një rajon të rëndësishëm strategjik dhe ekonomik. Problemi është se karburanti në formën e trashë të ziftit është i përzier me baltën dhe dheun. Nxjerrja e karburantit nga sipërfaqja e tokës duhet bërë me vinça dhe kamionë.

Pas nxjerrjes së ziftit nga miniera, ai sillet në këtë uzinë për t’u përpunuar dhe pastaj dërgohet në rafineritë e naftës nga ku prodhohet produkti final.

Në këtë proces, rëra, balta dhe substancat tjera pastrohen në mënyrë që zifti të shëndrrohet në naftë apo benzinë. An Mari Toutant është nënpresidente e Operaciove të Minierave në kompaninë Suncor Energy.

“Është një produkt që ka në përbërje naftë dhe përmbajtje karboni, që përmes procesit të nxjerrjes, ndarjes dhe përpunimit, ne e shndërrojmë në produkt të shfrytëzueshëm për makinat dhe mjetet e tjera të transportit.”

Zonja Toutant thotë se puset e bitumit do të mbushen në një të ardhme me baltën dhe rërën e hequr gjatë procesit të nxjerrjes së karburantit.

E njejta gjë ndodh edhe me puset ku janë mbetjet e përziera me ujë të cilat lihen ashtu derisa të thahen. Muajin e kaluar kompania Suncor përfundoi punën për të shëndrruar një nga puset e këtij lloji në një park me bar dhe pemë.

Por përmes kësaj metode të gërmimit nuk mund të shfrytësohet pjesa më e madhe e depozitave ranore me naftë. Kështu që kompanitë si Suncor po përdorin një proces përmes të cilit në tokë injektohet avulli i nxehtë që shkrin ziftin dhe mundëson nxjerrjen e tij përmes tubave. Procesi i quajtur in-situ bën që të reduktohet në masën 85 për qind gërryerja e sipërfaqes së tokës.

An Mari Toutant thotë se teknologjia e re mund të rrisë prodhimin e energjisë në të ardhmen.

“Ndoshta ekzistojnë teknologji për të cilat ne ende nuk kemi dijeni. Këtu ka rreth një trilion fuçi nafte dhe më pak se 20% e saj mund të shfrytëzohet duke përdorur teknikën in-situ dhe teknologjitë e gërmimit që disponojmë tani.”

Për momentin, nxjerrja e ziftit në këtë rajon kërkon sasi të mëdha uji dhe energjie elektrike.

Ekspertët e energjisë dhe aktivistët e mjedisit e vënë në pikëpyetje idenë se zgjerimi i operacioneve në këtë rajon do të jetë efikas nga pikëpamja e kostos. Shumica e karburantit të nxjerrë këtu eksportohet në Shtetet e Bashkuara. Por vendet e tjera, përfshirë Kinën e cila gjithnjë kërkon burime nafte, janë të pranishme këtu dhe ndoshta e shohin këtë si një nga burimet më të mëdha të naftës në botë.

XS
SM
MD
LG