Lidhje

Çifti Obama del në fushatë për të mbështetur demokratët në zgjedhjet e 2 nëntorit


Çifti Obama del në fushatë për të mbështetur demokratët në zgjedhjet e 2 nëntorit
Çifti Obama del në fushatë për të mbështetur demokratët në zgjedhjet e 2 nëntorit

Presidenti amerikan Barak Obama u përpoq të angazhonte votuesit e rinj në shtetin e Ohajos dje, dy javë para zgjedhjeve të rëndësishme për Kongresin.

Presidenti pranoi se gjendja e vështirë ekonomike dhe niveli i lartë i papunësisë po i bëjnë këto zgjedhje të vështira për demokratët.

Zoti Obama u tha të panishëmve në Universitetin Shtetëror të Ohajos se republikanët po llogaritin se do të fitojnë, por kanë harruar se ata vetë e kanë shkaktuar këtë gjendje.

Presidenti po bën fushatë së bashku me Zonjën e Parë Mishellë Obama, për herë të parë që kur erdhi në post.

Zgjedhjet e 2 nëntorit do të vendosin nëse Partia Demokrate do ta mbajë kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

Republikanët kanë fajësuar politikat e zotit Obama për ekonominë apatike dhe deficitin tepër të madh buxhetor.

Anketat e kohëve të fundit të opinionit publik tregojnë se Partia Republikane mund të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe mund të fitojë vende të reja në Senat.

XS
SM
MD
LG