Lidhje

Sheril Krou, një karrierë e shkëlqyer si këngëtare dhe kompozitore


Sheril Krou, një karrierë e shkëlqyer si këngëtare dhe kompozitore
Sheril Krou, një karrierë e shkëlqyer si këngëtare dhe kompozitore

Sheril Kroue filloi karrierën e saj muzikore në vitin 1988 si këngëtare shoqëruese dhe arriti të krijonte një karierë të sukseshme, duke fituar çmime Grammy dhe si kompozitore. Sheril ka interpretuar edhe me Majkell Xhekson, The Rolling Stones, Tina Turner, Eric Klapton dhe shumë të tjerë. Këngëtarja i dha një intervistë korrespondentit të Zërit të Amerikës, Leri London për të folur rreth albumit të saj të ri dhe turneut të saj.

Me një karierë që përfshin 9 çmime Grammy, shumë çmime të muzikës amerikane, 35 milion regjistrime të shitura dhe një fitore personale në luftën me kancerin e gjirit, Sheril e ka treguar veten se sa e vendosur është si në jetën personale edhe atë profesionale. Albumi i saj i ri me titull "100 Milje nga Memphis", është i 7-ti dhe i frymëzuar nga kjo distancë midis vendlindjes së saj Kennett në Missouri dhe qytetit Memphis në Tennessee.

"Albumi është me të vërtetë i lidhur me muzikën që erdhi nga Memphis dhe me marrëdhëniet e mija me këtë qytet të madh. Si fëmijë nuk kisha udhëtuar shumë dhe jeta në Memphis më ka magjepsur. Dëgjimi i radiostacioneve muzikore të këtij qyteti, muzika e lindur në këtë qytet është pikërisht tema e albumit tim të fundit".

Turneu më i fundit i Sheril përfshin një bandë me 10 grupe muzikore. Ajo është shumë e kënaqur që në turne ka një grup të ri muzikantësh.

"Grupi muzikor është fantastik. Këta janë muzikantët më të mirë që kam dëgjuar ndonjëherë. Çdo mbrëmje është një përvojë e re muzikore. Ka qënë një turne shumë i suksesshëm. Njerëzit na presin me duartrokitje nga fillimi deri në fund të koncertit, diçka jo e zakontë kur interpreton kaq shumë këngë të reja".

Sheril Krou dëshiron të shprehë mirënjohjen e saj për Majkëll Xhekson me albumin e saj të ri.

"Michael Jackson më dha punën e parë në vitin 1988. Isha në turne me të si këngëtare shoqëruese në turnetë që dha për albumin 'Bad' për rreth dy vjet. Një prej këngëve të albumit tim të ri titullohet 'I Want You Back', që i kushtohet Michael Jackson".

Sheril e përdor famën e saj për të ekspozuar çështje të ndryshme shoqërore e të mjedisit. Më së fundi, ajo kontribuoi në albumin 'Raise Hope for Congo', Programin Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara dhe në programin televiziv 'Stand Up To Cancer' muajin e kaluar. Në aspektin personal, ajo ka rritur dy fëmijë si nënë e vetme, prandaj edhe ngrihet pyetja: Ku gjen ajo kohë për karrierë?

"Sa më e zënë që jam, aq më shumë rezultat kam. Funksionoj më mirë në jetën time kur kam një orar të ngjeshur. Të gjithë njerzit rreth meje, të njohur apo jo, shikojmë gjëra që ndodhin përreth, gjëra që na shqetësojnë dhe duam të jemi pjesë e tyre dhe jo të tregohemi indiferentë. Ka shumë gjëra në botë që kërkojnë energjitë tona. Ne bëjmë ç’të mundemi".

Sheril Krou vazhdon turnetë për të reklamuar albumin e saj të ri "100 Milje nga Memphis" dhe dashamirët e saj frekuentojnë koncertet. Ajo ka në plan të marrë pushim për festat dhe të kalojë kohë me fëmijët dhe më pas do të vazhdojë turnetë, ashtu siç thotë edhe kënga e vitit 1996, "If it makes you happy" nëse kjo të bën të lumtur.

XS
SM
MD
LG