Lidhje

Policia e Nju Jorkut rihap sheshin Times pas gjetjes së një pakoje të dyshimtë


Policia e Nju Jorkut rihapi sheshin Times pasi gjeti se një pako e dyshimtë e vendosur aty nuk përbënte rrezik. Incidenti vjen më pak se një javë pas përpjekjes së dështuar me një makinë bombë në këtë shesh.

Paketa u gjet sot, jo shumë larg vendit ku amerikani me origjinë pakistaneze Faisal Shahzad u përpoq të aktivizonte makinën bombë por policia tha më pas se paketa nuk përbënte ndonjë rrezik.

Shahzad u arrestua të hënën pasi u përpoq të largohej nga vendi. Akuzat kundër tij përfshijnë përpjekje për përdorim të armëve të shkatërrimeve masive.

XS
SM
MD
LG