Lidhje

SHBA: Nëntë anëtarë të një milicie të krishterë akuzohen për komplot


Prokurorët federalë amerikanë thonë se nëntë anëtarë të një milicie të krishterë janë akuzuar për komplotin për të vrarë një polic dhe për të kryer një shpërthim gjatë një funerali për të vrarë oficerë të tjerë policie.

Njoftimi pason arrestimin e tetë nga nëntë personat në kërkimet në shtetet amerikane të Indianës, Miçiganit dhe Ohajos. Autoritetet po kërkojnë për të dyshuarin e nëntë.

Në dokumentat e gjyqit që u bënë të njohura sot thuhet se akuzat kundër nëntë personave përfshijnë komplot dhe përpjekje për përdorimin e një arme të shkatërrimit në masë.

Aktpadia thotë se grupi ishte kundër qeverisë dhe kërkonte të nxiste luftë kundër Shteteve të Bashkuara.

Avokatja amerikane Barbara McQuade tha se grupi i njohur si Hutaree, i planifikonte sulmet për në prill.

XS
SM
MD
LG