Në Kosovë, organizatat joqeveritare dhe Agjencia Kundër Korrupsionit vlerësuan sot se kuadri aktual ligjor në këtë fushë, ka të meta të shumta, të cilat pengojnë në arritjen e rezultateve. Analiza e kuadrit ligjor ndodh vetëm pak ditë para se të bëhen publike deklarimet e pasurive të zyrtarëve të Kosovës.