Lidhje

Uragani Ërl u afrohet brigjeve të Karolinës së Veriut dhe Virxhinias


Meteorologët thonë se në brigjet e Karolinës së Veriut dhe Virxhinias Jugore është paralajmëruar afrimi i Uraganit Earl, një stuhi e fuqishme që e ka shpjetësinë e erërave deri në 205 kilometra në orë.

Qendra Kombëtare e Uraganëve me qendër në Majami paralajmëroi se Earl mund të shkaktojë dallgë të rrezikshme në brigjet lindore të SHBA, duke prishur planet e pushuesve për fundajvën para Ditës së Punës, që tradicionalisht shënon fundin e verës. Uragani Earl është një stuhi e kategorisë së tretë, me intensitetin e një uragani me shkallën 1 deri në 5.

Njoftimi i fundit u dha kur ai ndodhej rreth 300 km në lindje të San Salvadorit, në Bahamas. Stuhia mund të afrohet në brigjet e Karolinës së Veriut orët e para të së premtes. Metereologët kanë thënë se presin që qendra e uraganit të jenë në oqean, ndërsa ai lëviz paralelisht me brigjet, duke sjellë me vete shira të rrëmbyer, erëra të forta dhe dallgë.

XS
SM
MD
LG