Lidhje

Asanzh: Jam viktimë e një fushate shumë të suksesshme shpifjesh


Asanzh: Jam viktimë e një fushate shumë të suksesshme shpifjesh
Asanzh: Jam viktimë e një fushate shumë të suksesshme shpifjesh

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange tha se është viktimë e një fushate shumë të suksesshme shpifjesh.

Ai i bëri komentet sot gjatë një interviste për një rrjet televiziv amerikan. Julian Assange u lirua dje me kusht nga gjykata në Londër duke lënë në gjykatë një depozitë prej 300 mijë dollarësh.

Ai është akuzuar për ngacmime seksuale në Suedi dhe mbahet nën arrest shtëpiak në Angli ndërsa po shqyrtohet kërkesa e Suesidë për ta ekstraduar.

Julian Assange tha se ai është më shumë i shqetësuar nga mundësia e ekstradimit në Shtetet e Bashkuara se sa në Suedi.

Avokatët e tij kanë ngritur shqetësimin se autoritetet amerikane mund ta akuzojnë për spiunazh për shkak të botimit të komunikimeve të fshehta diplomatike.

XS
SM
MD
LG