Lidhje

Euromonitor International: Turizmi global mund të bjerë në vitin 2011


Euromonitor International: Turizmi global mund të bjerë në vitin 2011
Euromonitor International: Turizmi global mund të bjerë në vitin 2011

Një studim ka arritur në përfundimin se turizmi global ka të ngjarë të rritet me ritme më të ngadalta në vitin 2011, ndërkohë që ekonomitë e botës dobësohen dhe konsumatorët ulin shpenzimet.

Kompania Euromonitor International tha sot se turizmi mund të rritet me 4 për qind vitin e ardhshëm, në krahasim me 5 për qind rritje këtë vit dhe 5 përqind rënie në 2009-ën.

Kjo kompani, e cila studion tregjet globale tha gjatë një konference mbi turizmin në Londër se papunësia dhe masat qeveritare për shkurtimin e shpenzimeve do t’i ulnin të ardhurat që konsumatorët do të shpenzonin për pushime.

Kompania tha se shumat e shpenzuara në udhëtimet ajrore do të rriteshin me 2 për qind në vitin 2011, në krahasim me 5 për qind rritje këtë vit. Euromonitor tha se të ardhurat e industrisë hoteliere mund të rriteshin me 2 për qind pas dy vitesh rënieje.

Grupi tha se udhëtimet e bizneseve pritet të mbeten në të njëjtin nivel, ndërsa udhëtimet e pushimeve do të vazhdojnë të bien.

XS
SM
MD
LG