Lidhje

Sportistët e ekipit të bejsbollit Yankees, më të paguarit në botë


Sportistët e ekipit të bejsbollit Yankees, më të paguarit në botë
Sportistët e ekipit të bejsbollit Yankees, më të paguarit në botë

Sipas një studimi të ri, sportistët e Ligës Kryesore të Bejsbollit të Nju Jorkut, Yankees, janë më të paguarit në botë, më tepër edhe se ekipi i futbollit spanjoll Real Madrid.

Studimi për pagat e sportistësve në shkallë botërore u publikua dje në Britani. Në të thuhet se paga fillestare e një sportisti të skuadrës Yankee për 2009-ën ishte 7 milionë dollarë në vit. Ndërsa paga mesatare e sportistëve të skuadrës së futbollit Real Madrid, ishte 6,25 milionë dollarë në vit.

Në vend të tretë përsa i përket pagesës së sportisëve ishte rivalja kryesore e Real Madridit, Barcelona dhe në vend të katërt ishte skuadra e Ligës angleze të fubollit, Chelsea.

Në listë ishin përfshirë edhe 7 skuadra të tjera amerikane, të gjitha të Shoqatës Kombëtare të Baskebollit. Në vend të pestë ishte renditur Mavericks e Dallasit, e pasuar nga Lakers e Los Anxhelosit.

Në studim u përfshinë edhe skuadra e Ligës Kombëtare të Kriketit e Indisë, Liga Kombëtare e Futbollit amerikan, Liga Kombëtare e Hokeit amerikan dhe Liga japoneze e bejsbollit.

XS
SM
MD
LG