Lidhje

Shqipëria, Italia, Maqedonia dhe Bullgaria - deklaratë për Korridorin 8


Shqipëria, Italia, Maqedonia dhe Bullgaria - deklaratë për Korridorin 8
Shqipëria, Italia, Maqedonia dhe Bullgaria - deklaratë për Korridorin 8

Në Tiranë, ministrat e Transportit të Shqipërisë, Italisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë nënshkruan sot një Deklaratë të përbashkët e cila synon të çojë përpara realizimin e Korridorit 8 dhe përfshirjen e tij në rrjetet prioritare të Transportit të Bashkimit Europian.

Korridori 8 është një projekt i cili daton që në vitin 1991 por ai asnjëherë nuk është përfshirë në listën e projekteve europiane. Ky korridor parashikon lidhjen infrastrukturore, rrugë dhe hekurudha, mes Italisë, duke nisur nga portet e Brindizit dhe Barit, deri në Burgas dhe Varna të Bullgarisë. Rruga kalon përmes Shqipërinë dhe Maqedonisë.

Ministri italian i Transportit, Altero Matteoli, premtoi se në kuadrin e rishikimit nga ana e Bashkimit Europian të rrjeteve evropiane të trasnportit, ai do të kërkojë përfshirjen e korridorit 8 si prioritet i rrjetit të BE-së.

Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha i cili mori pjesë në konferencën e organizuar për këtë projekt nga ambasada italiane në Tiranë, tha se qeveritë e të katër vendeve të përfshira në këtë Korridor duhet të konsiderojnë seriozisht ndërtimin e tij pavarësisht nga çmimi.

XS
SM
MD
LG