Lidhje

Mal i Zi: Tre të arrestuar për trafikim droge


Tre persona nga Podgorica u arrestuan të enjten nën dyshimet për trafikim lëndësh narkotike kanabis nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe 285 kg drogë që vinte nga Shqipëria, njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi,

Policia tha se “Në territorin e Komunës së Tuzit janë sekuestruar katër thasë me 258 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis, të cilat u gjeten një furgon, e cila pasi është kaluar me anë të mjeteve lundruese përmes Liqenit të Shkodrës, nga Shqipëria drejtë Malit të Zi, me qëllim shpërndarjen e saj në territorin e vendin.”

Në pranga janë vendosur shtetasit malazezë Srgjan Singjeliq 37 vjeç, Savo Vukçeviq 24 vjeç dhe Ratko Shushkavçeviq 26 vjeç të gjithë lindur dhe banues në Podgoricë.

Nga hetimi i deri tanishëm rezulton se lënda narkotike është trafikuar nga Shqipëria drejt Malit të Zi përmes Liqenit të Shkodrës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG