Lidhje

INSTAT: Rritje pozitive e ekonomisë


Në Shqipëri, instituti i Statistikave njoftoi sot se ekonomia shënoi një rritje pozitive në nivelet e 1.6 përqind në tremujorin e parë të këtij viti, pas një ecurie të dobët gjatë 2013 kur ajo u rrit në minimumin historik të 17 viteve të fundit, me 0.44 perqind.
Rritje më të ndjeshme sipas të dhënave të publikuara sot pati grupi i Industrive, me 8.24 përqind, ndërkohë që grupet e tjera patën rritje me modeste duke u luhatur nga +1.97 përqind, grupi Shërbime të tjera, deri +3.64 përqind Posta dhe Telekomunikacioni.
Një rënie të fortë shënoi grupi Transportit, aktiviteti i të cilit u ul me 24.98 përqind krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Po ashtu dhe Ndërtimi i cili tremujorin e kaluar rregjitroi rritje, i është rikthyer sërish ritmeve rënëse, me -5.3 përqind.
Krahasuar me fundin e vitit të kaluar, ekonomia thuajse ka ndenjur në vend numëro, me një rritje prej vetëm 0.16 përqind.
Për vitin 2014, autoritetet parashikojnë një rritje ekonomike prej afër 2 përqind, duke shpresuar në një përmirësim më të fortë të aktivitetit ekonomik në gjysmën e dytë të vitit.
XS
SM
MD
LG