Lidhje

Gjirokastër: Arrestohet një pedagog për korrupsion


Gjirokaster education corruption
Gjirokaster education corruption

Policia e Gjirokastres tha se arrestoi një pedagog të Universitetit të Gjirokastrës ,i cili akuzohet për korrupsion pasiv. Sipas policisë gjatë operacionit të koduar "Provimet e Vjeshtes", të zhvilluar nga Specialistet e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik, pedagogut Hamid Ismailati, iu gjet një shumë prej 10 mijë lekësh të cilën ia kishte marrë një studenteje në këmbim të notës kaluese.

Policia tha se në momentin e arrestimit pedagogut iu gjeten dhe iu sekuestruan 565 Euro dhe 28.500 lekë të reja, për të cilat po kryhen hetime. Ryshfeti në universitetet shqiptare, në këmbim të notës, është një dukuri e përhapur kohëve të fundit dhe pak e ndëshkuar nga organet e drejtësisë.

Shuma parash qe i kalojne te 100 dollaret jepen nga studentet ne kembim te notës kaluese per provimet.

XS
SM
MD
LG