Gjatë fushatës zgjedhore të këtij viti partië politike po japin premtime përherë e më të mëdha për zhvillimin e bujqësisë dhe fshatit shqiptar, të shtyrë kryesisht prej faktit se atje gjysma e popullsisë. Gjendja aktuale dhe zhvillimi i bujqësisë shqiptare po zë vend kryesor në fushatën zgjedhore të këtij viti. Si rrallë ndonjëherë një mori tubimesh partiake po bëhen nëpër rrugë fshati dhe në fusha të gjelbëra, anash tokave të mbjella, ku problemet janë grumbulluar prej 23 vjetësh jashtë vëmendjes të shumë qeverive.
Ekspertë të njohur të ekonomisë bujqësore vlerësojnë si element pozitiv faktin që më në fund dy partitë kryesore po kthejnë shikimin seriozisht nga fshati, ku jeton më shumë se gjysma e popullit. Por nga ana tjetër, ata pohojnë se shumë nga këto premtine nuk janë realiste, dhe nuk bazohen në studime konkrete, ndërkohë që gjendja aktuale është shumë problematike dhe nuk përmirësohet me disa ndërhyrje të vogla.
Studiues të njohur të kësaj fushe si Ismail Beka mendojnë se “premtimet e partive për përmirësimin e bujqësisë janë aq të shumta e të mëdha sa nuk i nxënë as disa mandate qeverisjeje, se ato nuk janë të sakta as për nga sasia teknike, cilësia shkencore dhe as për nga kohëzgjatja e zbatimit në terren”.
Sipas zotit Beka, “bujqësia nuk është deri tani në planet për zhvillim sa kohë që ministria e bujqësisë financohet nga buxheti afro tre herë më pak se ministria e mbrojtjes”. Turizmi dhe bujqësia quhen si motori i ekonomisë shqiptare, thotë ai por katër ministri; ekonomia, bujqësia, turizmi dhe ministria e mjedisit, pyjeve, ujërave kanë së bashku sa 73% të buxhetit të mbrojtjes.
Ndërsa drejtuesi i këshillit të agrobiznesit shqiptar, Enver Ferizaj, thotë se “nevojat kryesore të bujqësisë janë rritja e konkurrueshmërisë se saj, zhvillimi i industrisë agro-përpunuese dhe çertifikimi europian i tyre për eksport, përmirësimi i shërbimeve publike në bujqësi, si dhe ndërtimi i rrjetit të ujitjes dhe kullimit, punë që po premtohen tani pa kursim, por që në fakt i duan mbi 15 - 20 vjet që të realizohen”.
Mungesa e statistikave për bujqësinë tregon po ashtu mungesën e vëmendjes dhe pengon projektet për zhvillim. Formalisht janë shpallur të vetëpunësuar në fshat rreth 485.000 vetë, shifër e pabesueshme për ekspertët, sepse kjo është dy herë më e lartë se të gjithë të punësuarit në biznesin privat të gjithë sektorëve të tjerë të ekonomisë.
Sipas studimeve, deficiti tregtar në këtë fushë është thelluar deri në 7 herë; importet bujqësore zënë 7% të prodhimit të përgjithshëm bruto - GDP, kundrejt vetëm 1% që janë eksportet agrare. Ky defiçit tregon edhe fuqinë reale të konkurrencës shqiptare me vendet e zhvilluara në fushën e bujqësisë.
Ekonomia bujqësore vazhdon të jetë e rëndësishme, sepse jep rreth 18 për qind të prodhimit të brendshëm bruto - GDP, nga mini-ferma familjare me një strukturë të vogël nga 0,8 - 1,2 hektarë tokë, ku shumica e bujqëve i konsumojnë vetë prodhimet e tyre.