Lidhje

Shqipëri: Diskutohet një strategji e re e peshkimit për bregdetin jugor


Shqipëri: Diskutohet një strategji e re e peshkimit për bregdetin jugor
Shqipëri: Diskutohet një strategji e re e peshkimit për bregdetin jugor

Në bregdetin jugor te Shqipërisë problemet me te cilat përballet sektori i peshkimit kanë nxitur diskutimin e një strategjie të re të zhvillimit. Strategjia pritet te mbështetet në përmirësime të mëtejshme ligjore si dhe në mbështetjen e këtij sektori me financime. Drejtori i Peshkimit në Sarandë Arjan Demiri thotë për Zërin e Amerikës se duhet të futen më gjerë politikat e nevojshme të subvencioneve.

Zoti Demiri thotë se këtë vit sektori i peshkimit ka njohur një zhvillim më të mirë se vitet e shkuara. Megjithë vështirësitë në kostot e karburantit disa sipërmarrje kanë siguruar , thotë zoti Demiri , eksporte drejt Greqisë fqinje.

Por edhe këtë vit eksporti i midhjes , një produkti shqiptar me mjaft emër në kuzhinën e bregdetit jugor, mbeti i pamundur për shkak të bllokimit nga Bashkimi Europian. Zoti Demiri shpreson të kapërcehet kjo pengesë pasi , sic thotë ai , analizat laboratorike kanë treguar standart të produktit shqiptar.

Sektori i peshkimit vazhdon të mbetet në Shqipëri në tregues të dobët për shkak të zhvillimit të ngadaltë të mjeteve të lundrimit. Ky sektor përballon aktualisht nevojat e tregut të brendshëm dhe vetëm një sasi e e vogël e peshkut arrihet të eksportohet.

XS
SM
MD
LG