Lidhje

Qeveria Rama për borxhet


Qeveria shqiptare u angazhua sot para qarqeve të biznesit për të shlyer borxhet e prapambetura dhe kërkoi bashkëpunim nga biznesi

Qeveria shqiptare u angazhua sot para qarqeve të biznesit për të shlyer të gjitha borxhet e prapambetura nga investimet publike dhe kërkoi bashkëpunimin e ngushtë të tyre për të zbatuar ligjet, kontratat dhe projektet e zhvillimit. Zoti Rama deklaroi se qeveria do të shlyejë sa më parë borxhet e qeverisë së mëparshme ndaj firmave private, për t'i dhënë fund prepotencës në marrëdhëniet shtet privat.

Kryeministri Edi Rama tha në takimin e hapur me përfaqësues të dhomave tregtare dhe firmave private se marrëdhëniet qeveri - biznes këtej e mbrapa do të mbështeten mbi një paltformë të re, që ka në qendër partneritetin, dialogun dhe përgjegjësinë. Ai shpjegoi edhe projektet për reformimin e sistemit të tatim taksave në vend, të cilat sipas tij, vuajnë nga klientelizmi dhe arroganca.
Qeveria Rama për borxhet
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:54 0:00

Për të lehtësuar dialogun me biznesin, qeveria do të ngrejë Këshilin Ekonomik Kombëtar dhe një zyrë të posaçme ku do të shqyrtohet cdo ankesë ndaj abuzimeve, taksave të parregullta dhe denoncime për shkelje të administratës në kurriz të tyre. Nga ana tjetër ai u angazhua se qeveria do të shfuqizojë cdo koncesion të dhënë nga qeveria e mëparshme që shkel konkurrencën e lirë.

Qeveria e re beson se se partneritteti me biznesin për të vendosur rregull në tregjet dhe ekonominë shqiptare është i domosdoshëm, dhe se asgjë nuk mund të arrihet pa një bashkëpunim të hapur mes qeverisë dhe biznesit. Opozita ka kundërshtoi komentet e qeverisë se vendi gjendet në një krizë të rëndë dhe me borxhe, duke e akuzuar për nihilizëm, duke thënë se la prapa një situatë ekonomike të kontrolluar. Shlyerjen e shpejtë të borxheve e propozoi edhe misioni i FMN disa ditë më parë, sipas të cilit, niveli real i borxhit shqiptar mund të ketë kaluar mbi 70 për qind të GDP.
XS
SM
MD
LG