Lidhje

Shqipëri: Kërkoi rryshfet dhe favore seksuale, arrestohet gjyqtari


Policia e Shtetit arrestoi të mërkurën Gjyqtarin e Gjykatës së Faktit në Fier, Roland Hysi, pasi i kërkoi favore seksuale një gruaje në këmbim të dhënies së kujdestarisë së fëmijës dhe rryshfete për zgjidhjen e çështjes në favor të saj.

Përveç tij, u arrestua edhe psikologia e kësaj Gjykate, Elona Meçani, e cila shfaqej në rolin e ndërmjetësit për dhënien e rryshfetit.

Gjykata ka vendosur masën e arrestit më burg për të akuzuarit, të cilët ndodhen në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Të martën, emisioni investigativ “Stop”, në TV Klan, transmetoi pamjet filmike, të regjistruara nga një kamera e fshehttë, të gjykatësit duke i kërkuar favore seksuale gruas së divorcuar.

Policia tha se “gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkonte seks një gruaje për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës”. dhe se “në kamerën e fshehtë përfshihen disa gjyqtarë dhe psikologia Elona Meçani, që bën edhe rolin e sekseres”.

Sipas policisë “zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG