Lidhje

Shqipëri: Debate në parlament për ekonominë


Shqipëri: Debat në parlament
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:36 0:00

Parlamenti në Tiranë u përfshi sot nga debate të ashpra mbi gjendjen ekonomike. Qeveria dhe opozita dhanë vlerësime të kundërta mbi ecurinë e reformave ekonomike dhe fiskale. Opozita shprehu shqetësimin se ekonomia reale po keqësohet, papunësia nuk po zbutet dhe borxhet po shtohen. Ndërsa kryeministri Rama tha se të dhënat e ekonomisë po përmirësohen gradualisht.

Shqipëri: Debat në parlament
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:36 0:00

Qeveria dhe opozita debatuan sot ashpër për varfërinë dhe reformat ekonomike që po ndiqen aktualisht në Shqipëri.

Kryeministri Edi rama deklaroi se ecuria e reformave është e kënaqshme, rritja ekonomike dhe punësimi po ecin sipas parashikimeve, megjithë kundërshtimin e opozitës.

Zoti Rama fajësoi opozitën se la pas një gjendje të vështirë ekonomike plot borxhe dhe abuzime, prandaj edhe po riparohet me dhimbje dhe përpjekje të mëdha.

Por përfaqësues të opozitës akuzuan qeverinë se shifrat e rregulluara nëpër zyra statistikash nuk mund të mbulojnë varfërinë që ka mbuluar vendin dhe as korrupsionin e qeveritarëve.

Kryetari i grupit parlamëntar të PD-së, Edi Paloka, hodhi poshtë si të pavërteta deklaratat se punësimi dhe ekonomia janë rritur, kur në fakt sipas tij, është rritur borxhi dhe të ardhurat nuk janë realizuar.

Ndërsa kryeministri Rama tha se opozita po mundohet të përfitojë nga vështirësitë e reformave, ndonëse në dy zgjedhjet e fundit shënoi humbje të thellë si për parlament, ashtu edhe për pushtetin vendor.

Sipas tij, opozita e ka ngritur aksionin e saj politik mbi spekullimet me paditurinë e qytetarëve dhe mori si shembull reformën e fundit në bujqësi ku bujqit po pajisen me numër identifikimi biznesi për të shitur prodhimet e tyre dhe për të përfituar financime nga BE me projekte.

Opozita theksoi se ekonomia nuk ka përmirësime as në letra dhe as në jetën reale të qytetarëve. Zoti Paloka tha se tani dyqanjitë nuk japin dot të varfërve as ushqime me listë, por nuk ka rritje të konsumit, as të punësimit, reformat ekonomike dhe operacionet fiskale kanë dështuar.

Korrupsioni dhe ekonomia po qëndrojnë për disa muaj në qndër të debateve politike, kur qeveria dhe opozita shkëmbejnë akuza për shkelje dhe abuzime në kohë të ndryshme të qeverisjes.

Fundi i vitit është pranë, bashkë me misionin e radhës së FMN-së, një seri objektivash ekonomike nuk janë plotësuar ende. Po përgatitet një paketë e re fiskale dhe një buxhet i ri bashkë me nevojën e vazhdueshme për ta rishikuar periodikisht.

XS
SM
MD
LG