Lidhje

Shqipëri: Përsëri tensione në parlament


Albania parliament tensions
Albania parliament tensions

Në Shqipëri seanca e sotme e parlamentit u zhvillua sërish në një atmosferë tensioni, ndërsa deputetët e opozitës nuk pranuan të lëshonin foltoren.

Seanca e parlamentit u ndërpre tre herë me radhë nga kryetari Gramoz Ruçi, pasi deputetët e opozitës të cilët e merrnin fjalën për procedurë, refuzonin të uleshin në përfundim të kohës së lejuar për diskutim.

Sërish fjalimet kryesore të deputetëve opozitarë u përqëndruan në akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për të cilin ata kërkojnë me ngulm dorëheqjen, apo dhe ndaj vetë qeverisë për mbrojtjen që sipas tyre i ka dhënë dhe ish ministrit Saimir Tahiri, ndaj të cilit pak ditë më parë gjykata hoqi arrestin në shtëpi.

Shumica vendosi që të miratonte me shpejtësi pikat e rendit ditës, duke mbyllur seancën. Por deputetët e opozitës nuk u larguan nga salla duke vijuar njëri pas tjetrit diskutimet e parashikuara, të cilat transmetoheshin direkt përmes faqes së Partisë Demokratike në Facebook.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG