Në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë u zhvilluan sot për të katërtën ditë protesta të studentëve, që kërkojnë shkurtimin e tarifave universitare. Ata kërkuan përmirësim të kushteve të studimit dhe jetesës, si dhe pjesëmarrje në institucionet menaxhuese të universiteteve. Ata po refuzojnë bisedimet me Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla dhe thanë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme.
Facebook Forum