Lidhje

Grevistët e urisë takojnë presidentin Nishani


Në Tiranë, greva e urisë e një grupi ish të përndjekurish politik të diktaturës komuniste hyri sot në ditën e 19. Përfaqësues të grevistëve zhvilluan sot një takim me presidentin e Republikës, Bujar Nishani, dhe diskutuan mbi kërkesat e grevës dhe me vështirësitë e kësaj shtrese sociale. Shoqata të tjera antikomuniste shprehin dyshimet e tyre se qeveria po u shmanget premtimeve dhe se ata kërkojnë zbatimin e ligjit.
Greva e urisë e ish të përndjekurve politikë
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:37 0:00


Grupime të ndryshme të ish të burgosurve politikë të regjimit komunist po protestojnë në mënyra të ndryshme për të fituar të drejtat e tyre njerëzore, shoqërore dhe financoare. Greva e urisë e një grupi ish të përndjekurish politik hyri sot në ditën e 19, me mbështetjen e shoqatave të tjera antikomuniste, që edhe ata zhvillojnë tubime përkrah tyre. Të 11 grevistët e urisë ende nuk kanë takuar ndonjë zyrtar për të diskutuar kërkesat e tye, që kanë të bëjnë me dënimin e figurës së diktatorit Hoxha, kryerjen e dëmshpërblimeve financiare brenda dy vjetëve dhe kthimin në administratë të ish-persektuarve politike që u shkarkuan nga qeveria e re.

Ndërkohë shoqata e burgosurve politikë kërkoi të emërtohet “Sheshi Lirak Bejko” vendi ku një vit e gjysmë më parë u zhvillua një tjetër grevë urie me kërkesa të njëjta dhe ku u vetësakrifikuan dy prej grevistëve. Kryetari i shoqatës së të burgosurve politikë Skënder Tufa, thotë se qeveria e re po i zvarrit dëmshpërblimet njëlloj si qeveria e mëparshme, madje ka përgjysmuar fondin, i cili mund të digjet fare për shkak, se ndryshimet ligjore mund të pezullojnë procedurat financiare, derisa ato të miratohen në parlament dhe derisa të hartohet buxheti i i ri në dhjetor.

Zoti Tufa thotë se të dënuarit politikë kanë kërkuar përshpejtimin e kësteve të dënshpërblimit sipas ligjit ekzistues dhe jo ndryshime ligjore, të cilat mund të shkaktojnë vonesa të reja, sic ka ndodhur gjatë 20 vjetëve. Ai tha se ish të burgosurit politikë do të vazhdojnë protestat edhe me forma të tjera kundër propagandës që zvarrit cështjen e tyre, për të cilën dhjetëra të dënuar politikë kanë zhvilluar disa greva urie qysh nga fillimi i viteve 90 dhe deri sot.

Ndërkohë grevistët e urisë vazhdojnë protestën e tyre në sheshin përpara parlamentit dhe tek porta e Institutit për Integrimin e të përndjekurve politikë. Federata Vatra i kërkoi qeverisë që të bisedojë me grevistët dhe të mos mbulojë me indiferencë ish të dënuarit e diktaturës komuniste. Me anë të një deklarate, Federata “Vatra” e shqiptarëve të SHBA shprehu shqetësimin për indiferencën e autoriteteve ndaj kësaj greve urie. “Vatra” kërkoi dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare dhe dënimin e krimeve të diktaturës komuniste.
Qeveria e re pritet të shpërndajë dëmshpërblimet për 127 gra të burgosura polike, për një mijë e 400 të burgosur mbi 75 vjeçarë, që jetojne ende, për ata nën 70 vjeç dhe më pas për trashëgimtarët e të burgosurve të vdekur e të pushkatuar. Projekti i qeverisë socialiste që në 4 vitet e mandatit të saj ish të përdjekurit politikë të marrin nga një këst cdo vit, pra edhe 4 këste, që do të cojë drejt fundit zgjidhjen e kësaj çështje.
XS
SM
MD
LG