Lidhje

Sfida e kuadrit ligjor pas ndarjes territoriale


Shqipëri: Ndarja e re territoriale dhe mangësia e ligjeve
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:32 0:00

Në Shqipëri po nis nga puna një administratë e re vendore sipas ndarjes së re territoriale. Me 61 bashkitë e reja janë bashkuar qindra njësi të vogla. Por ekspertët pohojnë ligjet e pushtetit vendor nuk janë të plota, dhe shërbimet ndaj qytetarëve do të përkeqësohen gjatë kohës kur bashkitë e reja po punojnë pa ligje dhe kompetenca të qarta.

Shqipëri: Ndarja e re territoriale dhe mangësia e ligjeve
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:32 0:00

Këshillat bashkiake dhe kryetarët e 61 bashkive po nisin njëri pas tjetrit nga puna, ndërsa reforma administrativo-territoriale është ende në proces e sipër.

Në Tiranë këshilli bashkiak miratoi me votat e bashkuara të shumicës dhe opozitës fondet e ndihmës për personat me aftësi të kufizuar dhe shpërndarjen e banesave sociale për familjet e pastreha.

Megjithatë ekspertët pohojnë se përveç entuaziazmit të ditëve të para, një mori vështirësish po dalin me ndarjen e re administrative, sepse mungon baza ligjore nga një anë dhe fondet e mjaftueshme nga ana tjetër.

Drejtuesi i Institutit për Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore, Kristaq Kume, thotë se kjo reformë u bë me ngut dhe harta e u zbatua menjëherë për zgjedhjet vendorë, ndërsa organizatat ndërkombëtare kërkuan që ajo të hynte në zbatim zgjedhjet e tjera.

Nga ana tjetër, Qendra për Çështje të Informimit Publik ka gjetur mbi 100 ligje ekzistuese të shtetit shqiptar, që duhen ndryshuar dhe përshtatur me ligjin e ri ndarjen adminitrativo-territoriale.

Parlamenti, sipas tij, tani duhet të kryejë një punë voluminoze pwr tw njëjtësuar ligjet e pushtetit vendor me çdo ligj ku përmendet bashkia apo komuna.

Qeveria ka miratuar strategjinë ndërsektoriale për qeverisjen vendore dhe decentralizimin, por në të parashikohen punë që duhet të ishin bërë paralelisht me hartën e re; si ligji për decentralizimin e pushtetit vendor, ligji për financat e puhtetit vendor, ligji për ndihmën sociale etj.

Në mungesë të gjithë këtyre ligjeve, presioni i qytetarëve për të marrë shërbime është shumë i madh dhe administrata e re vendore nuk mund të japë përgjigje.

Një vështirësi kryesore që del nga reforma, sipas vëzhguesve, është informimi në kohë i gjithë banorëve të një zone shumë të gjerë me vendimet që merr bashkia në qendër.

Kjo është një e drejtë kushtetuese, që banorëve u duhet garantuar, thotë zoti Shella, së bashku me shërbimet e përditshme që ata kanë nevojë.

Ekspertët pohojnë se strategjia për qeverisjen vendore është shumë mirë në letër, por ajo rrezikon të mos zbatohet si duhet, nëse zvarriten miratimi i ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore në shërbim të saj.

Ata theksuan se ndryshe nga çdo strategji tjetër, kjo strategji e decentralizimit dhe pushtetit vendor është më e ndjeshmja sepse lidhet drejtpërdrejt me kërkesat e qytetarëve dhe moszbatimi i saj do të lërë ata pa shërbimet jetike.

XS
SM
MD
LG