Lidhje

Bllokohen mbetje të rrezikshme kimike në Vlorë të ardhura nga Italia


Ilustrim
Ilustrim

Policia shqiptare tha se bllokoi mbrëmjen e së enjtes një sasi mbetjesh të rrezikshme kimike, amianti, të sjella në mënyrë të paligjshme nga Italia në Shqipëri përmes tragetit të linjës Brindizi – Vlorë dhe arrestoi 6 persona.

Sipas policisë informacionet ishin marrë në rrugë operative nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale dhe dëshmonin se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, me qëllim për t’i depozituar në Shqipëri.

Policia vendore e Vlorës dhe ajo Kufitare, thanë se në përfundim të operacionit policor të koduar “Amiant” u bë bllokimi materieve, ndërsa u arrestuan gjashtë persona nga 28 në 71 vjeç banues në Vlorë dhe Tiranë, ndërsa trageti i linjës u shpall i sekuestruar.

Sipas policisë, të arrestuar janë:Festim Tafa, kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN, Kujtim Xhafellari zëvendës kapiten i tragetit, Arber Cuni, shoferi i një furgoni që do të përdorej për transportimin e lëndëve kimike, Agron Brataj, drejtor operativ i agjencisë Euroferries”, Elisabeta Cuni, administratore e kompanisë së pastrimit “Delfini 1”, Zamir Kornuzi, pronari i një pike grumbullimit të administruar nga kompania “Kornuzi”.

Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”.

Sipas vlerësimeve paraprake policore mbetja identifikuar në tragetin e ardhur nga Italia në Vlorë është amianti, i ndaluar rreptësisht që nga viti 2005 të përdoret në Bashkimin Evropian dhe që ndalohet gjithashtu me ligj të futet në Shqipëri.

XS
SM
MD
LG