Lidhje

Ushtarët amerikanë kujtojnë 11 shtatorin në një bazë në Afganistan


Ushtarët amerikanë në Afganistan në bazën ajrore të Bagramit e kujtuan sot 11 shtatorin, me një garë vrapimi mbi 9 kilometërshe, e cila ka hyrë si traditë e Ditës së Patriotizimit, siç është cilësuar kjo ditë nga amerikanët.

Pas këtij aktiviteti të përvitshëm, u zhvillua një shërbesë përkujtimore në kujtim të viktimave të 11 shatorit, ku morën pjesë ushtarët e bazës.

Shtetet e Bashkuara i çuan forcat amerikane në Afganistan pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, me synimin për kapjen e personave përgjegjës për sulmet, Al Kaiden dhe Osama Bin Ladenin.

XS
SM
MD
LG