Lidhje

BE: Komisioni Evropian të japë opinion për anëtarësimin e Serbisë


BE: Komisioni Evropian të japë opinion për anëtarësimin e Serbisë
BE: Komisioni Evropian të japë opinion për anëtarësimin e Serbisë

Bashkimi Evropian është pranë marrjes së një vendimi për kërkesën e Serbisë për t’u anëtarësuar në bllok. Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë sot dakort t’i kërkojnë Komisionit Evropian të japë një opinion mbi aplikimin e Serbisë. Opinioni është një hap procedural në procesin e gjatë të anëtarësimit. Bashkimi Evropian tha se Serbia duhet të bashkëpunojë më shumë me gjykatën e OKB-së për krime lufte. Qeveria e Hollandës këmbëngul që Beogradi të arrestojë kriminelët e luftës që kërkohen nga gjykata. Kërkesa e Serbisë për anëtarësim në BE mori shtytje që kur vendi ra dakort muajin e kaluar për bisedime të drejtpërdrejta me Kosovën, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Ministrat e Jashtëm të bllokut 27-anëtarësh filluan bisedimet sot në Luksemburg, ku kërkesa e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian ishte në krye të axhendës.

“Siç e dini, ne jemi angazhuar me Serbinë dhe Kosovën për të filluar bisedimet. Shpresoj se ato do të fillojnë së shpejti. Jam e kënaqur që presidenti Boris Tadiç dhe kryeministri Hashim Thaçi janë të gatshëm të ecin përpara.”

Hollanda po përpiqet ta ngadalësojë përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, duke thënë se vendi duhet të arrestojë më parë Ratko Mlladiç, kriminelin më të kërkuar të luftës në Evropë. Hollanda e akuzon Serbinë se nuk po përpiqet sa duhet ta arrestojë ish gjeneralin e serbëve të Bosnjës që akuzohet për masakrën e vitit 1995, ku u vranë tetë mijë burra e djem në qytetin e Srebrenicës. Kjo ishte vrasja masive më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Zyrtarët thanë se Ministri i Jashtëm hollandez Uri Rosental këmbënguli që anëtarësimi i Serbisë në BE të kushtëzohet me arrestimin e Mlladiçit.

Por disa anëtarë të tjerë të bllokut nuk ishin dakort.

“Nuk e di se si do të përfundojë kjo punë. Megjithatë, nga pikëpamja jonë çështja është e qartë: Serbia ka treguar se po bashkëpunon dhe ne, gjermanët, duhet të bëjmë pjesën tonë.”

Temat e takimit të sotëm përfshijnë ndryshime në traktatin e BE-së për të dënuar vendet që destabilizojnë Eurozonën, çështjen e Iranit dhe Lindjes së Mesme.

XS
SM
MD
LG