Lidhje

12 të arrestuar në operacione anti-terroriste në jug të Francës


12 të arrestuar në operacione anti-terroriste në jug të Francës
12 të arrestuar në operacione anti-terroriste në jug të Francës

Policia franceze ka arrestuar 12 veta në operacione anti-terroriste në jug të Francës.

Policia arrestoi sot në mëngjes 9 persona me armë dhe municion pranë qytetit port jugor të Marsejës dhe pranë Avinjonit.

Tre burra të tjerë, të lidhur me një algjerian që u kap në Itali me paisje për ndërtimin e një bombe, u arrestuan pranë Marsejës dhe Bordosë.

Të tre dyshohen për furnizimin me dokumenta fallso të militantëve që përpiqen të kthehen në Francë pasi janë stërvitur në Afganistan.

Zyrtarët thanë se dy operacionet e sigurisë nuk kishin lidhje me njëri tjetrin.

Arrestimet bëhen ndërkohë që Britania, Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Suedia i paralajmëruan publikisht qytetarët e tyre për sulme të mundshme terroriste në Evropë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar për mundësinë e sulmeve nga al-Kaida dhe grupe të lidhura me të në Evropë. Ai thoshte se terroristët mund të përdorin mjete dhe armë të ndryshme dhe mund të vënë në shenjestër si interesa zyrtare, ashtu edhe private.

XS
SM
MD
LG