Lidhje

Franca, Gjermania, Rusia takim mbi mbrojtjen nga raketat


Franca, Gjermania, Rusia takim mbi mbrojtjen nga raketat
Franca, Gjermania, Rusia takim mbi mbrojtjen nga raketat

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Rusisë u takuan sot në veri të Francës për bisedime që synojnë të gjejnë pika të përbashkëta për sistemin e mbrojtjes nga raketat që Natoja kërkon të dislokojë në Evropë.

Takimi i nivelit të lartë në qytetin Deauville në Normandi sjell së bashku presidentin francez Nikola Sarkozi, kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin rus Dmitry Medvedev.

Zyra e zotit Sarkozi tha javën e kaluar se takimi ishte një mundësi për të rinisur marrëdhëniet Nato-Rusi që kanë qënë të tendosura për shkak të mosmarrëveshjeve mbi përmasat dhe fokusin e planit të mbrojtjes nga raketat.

Natoja kërkon që Moska të jetë partnere në këtë plan për të luftuar atë që Perëndimi e sheh si një kërcënim strategjik në rritje nga Irani. Por Rusia ka patur rezerva të shumta lidhur me planin që analistët ushtarak rus thonë se mund të prëdoret si përgjigje ndaj arsenalit bërthamor rus me rreze të gjatë veprimi.

Javën e kaluar, i dërguari rus në Nato Dmirti Rogozin tha se Moska kërkon më shumë hollësi nga aleanca ushtarake e Perëndimit.

XS
SM
MD
LG