Lidhje

Hungari: Gjendje e jashtëzakonshme pas rrjedhjes së mbetjeve toksike


Hungari: Gjendje e jashtëzakonshme pas rrjedhjes së mbetjeve toksike
Hungari: Gjendje e jashtëzakonshme pas rrjedhjes së mbetjeve toksike

Zyrtarët në Hungarinë perëndimore shpallën sot gjendjen e jashtëzakonshme pas rrjedhjes së mbetjeve toksike, që shkaktuan 3 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.

Urdhëri për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme përfshin tre distrikte afër një fabrike metalesh, ku një rezervuar shpërtheu dje, duke përmbytur disa qytete me mbetjet toksike.

Zyrtarët thanë se deri në 70 mijë metra kub mbetje u derdhën nga fabrika Ajkai Timfoldgyar që gjendet rreth 160 kilometra në perëndim të Budapestit.

Mbetjet mund të jenë vdekjeprurëse nëse hyjnë në trupin e njeriut. Policia po heton shkaqet e çarjes së rezervuarit.

XS
SM
MD
LG