Lidhje

Nigeri: 12 të vrarë nga shpërthimet e Ditës së Pavarësisë


Nigeri: 12 të vrarë nga shpërthimet e Ditës së Pavarësisë
Nigeri: 12 të vrarë nga shpërthimet e Ditës së Pavarësisë

Policia nigeriane njofton se numri i të vrarëve ka arritur në 12 nga shpërthimet e djeshme me makina-bombë të kryera nga ekstremistët gjatë festimeve për pavarësinë e vendit.

Incidentet me dhunë përkojnë me njoftimet e medias se grupi kryesor militant i zonës naftëmbajtëse të Deltës së Lumit Niger, i njohur si Lëvizja për Emancipimin e Deltës së Nigerit, kishte paralajmëruar zyrtarët disa orë para kryerjes së shpërthimeve.

Në një mesazh dje, ky grup thoshte se Nigeria nuk ka asnjë arsye për të festuar dhe se popullit të këtij rajoni të pasur me naftë i është vjedhur për 50 vjet toka dhe burimet natyrore.

Shpërthimet u kryen njëri pas tjetrit para Ministrisë së Drejtësisë, pak para fillimit të festimeve me rastin e Ditës së Pavarësisë. 17 persona u plagosën nga këto incidente.

XS
SM
MD
LG