Lidhje

Dy shkencëtarë rusë fitojnë Çmimin Nobel në fizikë


Dy shkencëtarë rusë fitojnë Çmimin Nobel në fizikë
Dy shkencëtarë rusë fitojnë Çmimin Nobel në fizikë

Shkencëtarët rusë Andre Geim dhe Konstantin Novoselov janë fituesit e çmimit Nobel në fizikë për këtë vit. Ata u nderuan për eksperimente me një lloj karboni të fortë dhe me përçueshmëri të lartë që është transparent, i hollë sa një atom.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, e cila jep çmimin për fizikën, tha se materiali i ri mund të përdoret për të bërë shpikje të reja elektronike.

Sipas Akademisë, forma e re e karbonit, është e përshtatshme për të bërë ekrane të tejdukshme që funksionojnë me prekje dhe panele dritash, dhe mund të përzihet me lëndë plastike për të përçuar energjinë elektrike pa u nxehur shumë.

36-vjeçari Konstantin Novoselov kishte punuar fillimisht me Andre 51-vjeçarin Geim si student doktorature në Holandë. Të dy ata janë tani profesorë në Universitetin e Mançesterit.

Çmimi përfshin një shpërblim prej 1,5 milionë dollarësh dhe një medalje ari.

Këtë javë pritet të shpallen çmimet Nobel për kiminë, letërsinë dhe paqen.

XS
SM
MD
LG